Ngjarje e rëndë në Velipojë, 39-vjeçari humb jetën pas kontaktit me rrymën elektrike

Nga A2 CNN
9 Maj 2022, 22:25 | Kronikë
Ngjarje e rëndë në Velipojë, 39-vjeçari humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë. Një 39-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Ças, pasi ka rënë në kontakt me një kabllo të energjisë elektrike.

Bëhet fjalë për shtetasin Tonin Rrethi, baba i dy vajzave, i cili ka ndërruar jetë duke punuar tokën.

Traktori ka hasur një prej telave të këputur të linjës së tensionit të lartë dhe kontakti ka qenë fatal për 39-vjeçarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos