Ngjarje horror në Stamboll, dy persona ndalojnë para Xhamisë dhe varrosin foshnjën e pajetë poshtë një peme

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 18:53 | Aktualitet

Dy persona, të cilët erdhën me makinë në xhaminë Cahide Yılmaz në rrethin Yeşilkent të rrethit Avcılar të Stambollit, lanë një foshnjë të porsalindur nën një pemë jashtë Xhamisë. Madje, ata tentuan të varrosnin foshnjën, mbi të cilën hodhën dhe, ndërsa u lutën në fillim.

Sipas mediave turke, pas ngjarjes personat janë larguar me të njëjtin automjet me të cilin erdhën, ndërsa ngjarja horror do të zbulohej nga një fëmijë, që kaloi aty, i cili lajmëroi zyrtarët e Xhamisë.

Këta të fundit më pas njoftuan policinë, e cila dërgoi trupin e foshnjës për kryerjen e autopsisë, ndërsa nisi hetimet për identifikimin e autorëve.

Dy persona, njëri prej të cilëve u identifikua brenda një kohe të shkurtër, u arrestua, ndërsa mediat turke publikuan pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat pasqyruan moment pas momenti gjithçka ndodhi.

Duke shpjeguar ngjarjen, kryetari i Shoqatës së Xhamisë Cahide Yılmaz, Nevzat Durmaz tha:

“Rreth orës 00:30 të natës, ata varrosën një foshnjë nën një pemë jashtë Xhamisë. Na njoftoi një fëmijë. Menjëherë pasi pamë foshnjën kemi njoftuar ekipet e policisë. Erdhi policia, e morën fëmijën pas ekzaminimeve. Fëmija ishte tashmë në të ashtuquajturën fazë fetale. Ata kanë identifikuar edhe personat që janë kapur nga kamerat e sigurisë. Shihet qartë se kush janë, ndërsa pasi e kanë lënë aty, ata duket sikur pendohen dhe luten në fillim. Kur e pashë, m'u thye zemra, është vërtet e dhimbshme të përjetosh një ngjarje të tillë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos