Ngriti një qendër për rekrutimin e luftëtarëve të ISIS, arrestohet

Nga A2 CNN
28 Gusht 2022, 08:39 | Bota
Ngriti një qendër për rekrutimin e luftëtarëve të

U përpoq të krijonte një strehë të sigurt për ISIS-in në Neë Mexico, por u arrestua dhe tani përballet me akuza që mund ta cojnë pas hekurave për dhjetëra vite.

Një gjykatë federale po gjykon Herman Leyvoune Wilson, i njohur gjithashtu si Bilal Mu'Min Abdullah, për përpjekjen për të ofruar mbështetje materiale për Shtetin Islamik duke krijuar një qendër për të mësuar ideologjinë e ISIS dhe për të ofruar trajnim në artet teknike dhe marciale.

Qendra do të shërbente si një strehë e sigurt për ata që përgatiteshin të udhëtonin dhe të luftonin për ISIS-in në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos