Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tur ne Ballkan në datat 6 dhe 7 korrik. Procesi i Berlinit, e ardhmja e Ballkanit dhe tensionet në veri të Kosovës do të jenë pjesë e agjendës së shefit të qeverisë shqiptare në takimet me liderët zyrtare të Shkupit, Prishtinës, Podgoricës, Sarajevës dhe Beogradit. Këto lëvizje të kryeministrit Rama i ka komentuar në studion e “Ditari” në A2CNN, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali. (A2 Televizion)
Ngritja dhe rënia e Open Balkan, Rama rikthehet tek procesi i Berlinit
