Zëvendëskryeministri britanik dorëhiqet pasi u hetua për bullizëm

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 15:01 | Bota
Zëvendëskryeministri britanik dorëhiqet pasi u hetua për

Zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab, njëkohësisht dhe ministër i drejtësisë, ka dhënë dorëheqjen pas një hetimi lidhur me dyshimet për bullizëm.

Ai tha se pati premtuar të largohej nga qeveria nëse gjendej qoftë edhe një provë që vërteton akuzën për bullizëm.

“Është e rëndësishme që të mbaj fjalën time”, shkruan Raab duke kërkuar ndjesë për stresin e shkaktuar ndaj stafit të tij. Pas dorëheqjes, ai njoftoi se përveç dy pretendimeve, hetimi rrëzoi të gjitha dyshimet e tjera të ngritura kundër tij.

“Zbulimet gjysmake vendosin një precedent të rrezikshëm për zbatimin e një qeverisjeje të mirë”, nënvizon ndër të tjera Raab. Kryeministri britanik Rishi Sunak e pranoi dorëheqjen e tij, ndërsa lideri i opozitës laburiste akuzoi kreun e qeverisë për dobësi të treguar, pasi duhej ta shkarkonte i pari ministrin e tij. Hetimi për bullizëm nisi pas disa ankesave për sjelljen e Dominic Raab nga persona të ndryshëm të shërbimit publik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos