Pamje apokaliptike nga Stambolli, dita bëhet natë brenda pak minutash

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 10:42 | Bota

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Stamboll të Turqisë, ku dita është kthyer në natë brenda pak minutash. Një re e zezë e trashë mbuloi qytetin më të populluar të Turqisë për disa minuta.

Mbi këtë fenomen të jashtëzakonshëm foli meteorologu turk, Orhan Sen. Ai tha se kjo është një re shumë e rrezikshme dhe se trashësia e saj mund të arrijë nga 2 deri në 16 kilometra dhe drita e diellit nuk mund ta depërtojë.

“Është një re shumë e rrezikshme. Trashësia e kësaj reje është shumë e madhe. Mund të arrijë nga 2 kilometra deri në 16. Arsyeja që qielli është i errët është se drita e diellit nuk kalon nëpër një re të tillë. Kjo re quhet Charlie Bravo Cloud”, u shpreh ai.

Mes të tjerash, ai tha se është e domosdoshme që qytetarët të mbajnë një maskë për t’u mbrojtur nga ajri i ndotur që sjell reja e stërmadhe. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/11/pamje-apokaliptike-nga-rusia-hiri-vullkanit-ngrihet-deri-ne-20-mije-metra-lartesi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos