“Gati avionët e luftës për Kievin”, të gjitha shtetet pajtohen: Ukraina të anëtarësohet në NATO

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 12:15 | Bota
“Gati avionët e luftës për Kievin”, të gjitha

NATO bën njoftimin e madh nga baza e rëndësishme Ramsteinn në Gjermani. Të gjitha shtetet e aleancës kanë dhënë aprovimin e tyre për anëtarësimin e Ukrainës në bllokun e fuqishëm ushtarak.

Kjo deklaratë vjen nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përpara mbledhjes së Grupit të Kontaktit për ndihmat për Ukrainën në bazën ajrore në Gjermani.

Kreu i aleancës, që vizitoi së fundmi Kievin për herë të parë që nga nisja e luftës nga Rusia, nënvizoi se vendi i Ukrainës është në NATO.

Megjithatë nënvizoi se për momentin nuk është përcaktuar një rrugëtim konkret apo pikënisje për anëtarësimin e këtij shteti.

Ai foli më tej edhe për ndihmat ushtarake për Ukrainën, duke konfirmuar se diskutimi aktual është për dërgimin e avionëve të luftës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos