
Zhgënjimi për faktin që Nigeria mbeti jashtë Botërorit është shoqëruar me incidente nga tifozët, por edhe me tragjedi.
Pas barazimit 1-1 përballë Ganës dhe në formë proteste për paraqitjen e ekipit të tyre përfaqësues, qindra tifozë nigerianë pushtuan fushën e lojës. Sipas raportimeve, prej trazirave të shkaktuara, humbi jetën një mjek nga Zambia, i caktuar nga FIFA për kontrollet anti-doping. Shkaqet e tragjedisë mbeten ende për t’u zbardhur.
Gjithashtu, tifozët prishën stolat në tribuna, pankinat, flamujt që vendosen në goditjet e këndit, e madje arritën deri aty sa shkatërruan edhe terrenin e lojës.
Për të rikthyer rregullin ishte e nevojshme ndërhyrja e policisë, që përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën. (A2 Televizion)