Nis puna për përgatitjen e ceremonisë së inaugurimit të qeverisë në Afganistan

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 18:47 | Bota
Nis puna për përgatitjen e ceremonisë së inaugurimit të

Kanë filluar në Kabul aktivitetet përgatitore për organizimin e ceremonisë së inaugurimit të qeverisë talebane në Afganistan. Kjo u raportua nga Shtypi Islamik Afgan, cituar nga mediat italiane.

Një komision i veçantë u formua për të përgatitur ngjarjen, sipas kreut të caktuar të Çështjeve Administrative, Mawlawi Ahmed Jan Ahmed.

Instalimi i ekzekutivit të përkohshëm të studentëve të vetëquajtur koranikë, përbërja e të cilit u njoftua dy javë më parë, u shty ndër të tjera për shkak të mungesës së zëvendëskryeministrit Abdul Ghani Baradar. Sipas burimeve të vetë mullahëve, Baradar u kthye sot në Kabul pas ditëve të mungesës misterioze nga skena publike, në të cilën ai ishte tërhequr në kështjellën e tij në Kandahar pas një përplasjeje të pretenduar me rrjetin Haqqani brenda udhëheqjes talebane, por kjo është mohuar zyrtarisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos