Festat e fundvitit, tryeza e pensionistëve në Durrës, e varfër

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 14:50 | Aktualitet
Festat e fundvitit, tryeza e pensionistëve në Durrës, e

Afrimi i festave të fundvitit dhe çmimet e larta të produkteve ushqimore përfshi edhe ato baziket i ka vënë xhepat e qytetarëve në vështirësi, për të mos thënë në pamundësi për të krijuar në tryezë atmosferën që duhet të ketë kjo periudhë.

Blerësit në markatën e Durrësit pohojnë se në një kohë që çmimet vazhdojnë të rriten, blerjet për produktet elementare të shportës janë minimaliste.

Ata që i ndiejnë më shumë këto çmime janë pensionistët të cilët shprehen se tavolina e tyre për festat e fundvitit do të jetë më e varfër se çdo fundvit paraardhës.

Do të jetë natë si të gjitha netët e tjera, sepse nuk arrijmë”, shprehet një e moshuar.

Çmimet janë shumë të larta, 150 mijë lekë pension marrim. Hë çfarë do të bëjmë me to? Asgjë fare nuk kam blerë. Absolutisht asgjë”, thotë një qytetar tjetër.

Ndërsa edhe shpërblimi i qeverisë për pensionistët duket se nuk do ta ndryshojë dot varfërinë e tryezës për festat. Siç ndodh zakonisht në fundvit në vendin tonë të gjitha çmimet rriten dhe ende nuk ka ndodhur ajo që ndodh në të gjithë botën, që ose jepen shpërblime ose ulen cmimet, të paktën për produktet ushqimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos