Nis vaksinimi i të moshuarve në Elbasan, përfundon faza e parë me stafin mjekësor

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 14:45 | Aktualitet
Nis vaksinimi i të moshuarve në Elbasan, përfundon faza e

Edhe në qarkun e  Elbasanit ka përfunduar faza e parë e vaksinimit kundër covid, mes personelit mjekësor për të vijuar me të moshuarit në shtëpitë e kujdesit e më pas me ato mbi 80 vjec.

Pas vaksinimit të personelit shëndetësor në spitalet e qarkut, 16 vaksinime janë kryer tek të moshuarit e parë.

Sakaq vaksinimi po pritet në mase nga të moshuarit në qytetin e Elbasanit, të cilët nuk kanë asnjë mëdyshje mbi efikasitetin apo mbrojtjen që të garantojnë vaksinat.

Ato shprehen se janë të rinjtë dhe ato që frekuentojnë lokalet që po përhapin infeksionin. “Është diçka qe e bën gjithë bota! Kjo amerikania është besueshme, po ku ta gjejmë?”, thonë disa nga të moshuarit në Elbasan.

Institucionet e shëndetit publik në Elbasan krahas vaksinimit janë në pritje edhe të kontingjentit të dytë të vaksinave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos