
Në veri të Kosovë, në komunat me shumicë serbe të Leposaviçit dhe Mitrovicës, ka nisur procesi i vaksinimit kundër pandemisë së koronavirusit.
Vaksinimit i janë nënshtruar personat mbi 75 vjeç dhe dozat e vaksinës u mundësuan nga shteti serb, i cili para pak ditësh mori ngarkesën e parë nga kompania Pfizer.
Lajmi u dha nga presidenti Vuçiç, i cili tha gjatë një vizite në një aeroport ushtarake se vaksinave të para duhet të jepet për personat që janë më vulnerabël.
Serbia e nisi programin e vaksinimit një ditë më parë, mes personave të vaksinuar ishte dhe kryeministrja Brnabiç. (A2 Televizion)