Nis vaksinimi në Korçë, flet infermierja që mori vaksinën e parë: Mezi po prisja

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2021, 09:53 | Aktualitet
Nis vaksinimi në Korçë, flet infermierja që mori

Sikurse ishte paralajmëruar nga kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka nisur sot në Korçë procesi i vaksinimit me vaksinimin e 150 mjekëve dhe personelit shëndetësor.

Infermierja e Urgjencës së Korçës Zyljana Muhaxhiri, e cila ishte e para që mori dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit në Korçë, është shprehur se mezi po priste që të bënte vaksinën, në një kohë kur masat për parandalim nuk po funksiononin.

“Kjo vaksinë është e nevojshme për shkak se masat nuk po funksionojnë. Nuk ndjeva asgjë, mezi po prisja që ta bëja”.

Në të gjithë Qarkun janë rreth 1000 persona, doktorë, infermierë e staf shëndetësor që pritet të vaksinohen në ditët në vijim. Më pas do vijohet me shtresat e popullsisë sipas udhëzimeve.

https://a2news.com/2021/02/26/manastirliu-brenda-10-diteshit-te-pare-te-marsit-vijne-vaksinat-e-para-nga-covax/

Proçesi po ndiqet nga afër nga drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino dhe Ministri i M Mbrojtjes Niko Peleshi

Procesi i vaksinimit anti-COVID për personelin shëndetësor dhe të moshuarit po vijon edhe në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Berat, Elbasan dhe Kukës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/26/situate-delikate-tomini-jane-ezauruar-74-e-shtreterve-ne-spitale-dhe-44-e-reanimacionit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos