Propaganda dhe lajmi i rremë. Sot, më e thjeshtë për të propaganduar, më e vështirë për t'u kuptuar

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 19:51 | Aktualitet
Propaganda dhe lajmi i rremë. Sot, më e thjeshtë për të

Në Shqipërinë komuniste mjaftonte vetëm një kanal televiziv për të transmetuar arritjet e partisë së Punës apo propagandën e realizmit socialist. Sot ndonëse me një mori alternativash, përfshirë edhe median sociale, propaganda mbetet po aq përfaqësuese nisur nga politika.

Madje sipas vëzhguesve, sot kaplimi i kësaj gjuhe propagandistike është më i vështirë për t’u dalluar, njëlloj si edhe lajmi i rremë.

“Lajmet e rreme sa vinë e po bëhen më të sofistikuar dhe burimet e tyre po bëhen gjithmonë e më të shumëllojshëm”, thotë Jonila Godole.  

Propaganda dhe lajmet e rreme këto kohë janë bërë edhe më të pranishme. Koha e vështirë e pandemisë ka detyruar mediat sociale të publikojnë thuajse çdo informacion për covid-19 pa ndonjë verifikim dhe thjesht për klikime, sipas raportueseve.

Valbona Bezati këto kohë ka monitoruar edhe kanalin e qeverisë. “Të gjitha njoftimet vinin nga një kanal, faqja e kryeministrisë ku kryeministri ka prodhuar më shumë se 500 postime në muaj për covid, duke mos i lënë asnjë hapësirë gazetarëve dhe as qytetarëve  të bëjnë pyetje”.

Ndonëse diskutimi mori shkas nga një periudhë më të hershme politike, thirrja mbetet e njëjtë, mos besoni gjithçka pa e verifikuar informacionin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos