Nis viti i ri shkollor, Ministrja entuziaste, por vijon mësimi me turne

Nga A2 CNN
26 Shtator 2021, 14:12 | Politikë
Nis viti i ri shkollor, Ministrja entuziaste, por vijon mësimi me turne

Ky vit i ri shkollor e ka gjetur minsitren e arsimit Evis Kushi në zyrën e saj më disa nxënës të moshave të ndryshme teksa me tonin e rrefimit te një përalle u tregonte atyre se pavarësisht pandemisë ky vit do të jetë shumë i sukseshëm.

“Kënaqësia më e madhe për mua është që ju nesër do të nisni vitin e ri shkollor dhe do t’i mbushni klasat tuaja me gjallëri dhe dashuri”, tha ajo.

Mësimi plotësues i këtij shtator u duk sikur do t’i kthente plotësisht në shkollë fëmijët, por ndodhi e kundërta. Ndryshe nga entuziazmi që shfaqet në videon e montuar të Ministrisë së Arsimit, stresi i prindërve të 500 mijë nxënësve për të ardhmen e shkollimit të femijëve të tyrë do të vijojë edhe këtë vit.

Janë vetëm 1200 shkolla në vend që mësimin do ta zhvillojnë më një turn dhe orë 25 minutëshe, ndërsa 300 shkolla do ta zhvillojnë më 2 turne për shkak të mungesës së infrastrukturës që duhet të përshtaten në këto kohë pandemie. Shqetësimi i prindërve vetëm sa vjen e shtohet.

Minsitrja e Arsimit nuk e përmendi në asnjë vend se pse nuk u morën masat për më shumë ambiente e shkollim normal as për këtë vit në mënyre që masat anti-covid të jenë lehtësisht të
respektueshme. E vetmja gjë që bëri ishte lutja ndaj fëmijëve për të qene te kujdsshëm.

“Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë-“, tha ajo.

Ky është i treti vit radhazi që fëmijët po marrin dije te cunguara në kushtet e pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos