Berisha: Tanket në kufijtë e Kosovës, rezultatet e Ballkanit të Hapur

Nga A2 CNN
25 Shtator 2021, 18:53 | Politikë
Berisha: Tanket në kufijtë e Kosovës, rezultatet e Ballkanit

Sali Berisha foli në “Foltoren” e tij nga Vlora edhe për tensionet e ditëve të fundit në kufirin Kosovë-Serbi.

Sipas ish-kryeministrit, këto tensione janë rezultat i Ballkanit të Hapur.

“Ja rezultatet e Minishengenit, tanket në kufijtë e Kosovës. Ne nuk jemi komb jetim. Fat i madh që fuqia kombëtare u dyfishua falë pavarësisë së Kosovës. Por, tani po e pjesëtojmë duke u bashkuar me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Berisha.

https://a2news.com/2021/09/24/serbia-rreshton-ushtrine-ne-kufirin-me-kosoven-presim-urdhrin-e-vucic/

Ish-kryeministri shtoi: “Ballkani i Hapur është në kundërshtim të qartë me Procesin e Berlinit. Ku dallojnë njëra nga tjetra? Procesi i Berlinit bazohet në bashkëpunimin e shteteve të barabarta. Ndërsa Minishengeni në hegjemoninë serbe ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos