Nisin përgatitjet për tubimin e presidentit, Meta: Kushtetuta e popullit, po pret popullin e Kushtetutës

Nga A2 CNN
2 Mars 2020, 15:08 | Aktualitet

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Presidencës, kanë nisur përgatitjet për tubimin e orës 17:00, të thërritur nga Presidenti Ilir Meta, ku do të marrin pjesë edhe partitë e opozitës. Policia ka devijuar trafikun për të bërë të mundur ngritjen e skenës, ku do të mbahet edhe tubimi.

Presidenti publikoi edhe një video mesazh, duke u bërë edhe një thirrje të fundit njerëzve t’i bashkohen. “Kushtetuta e popullit, po pret popullin e Kushtetutës. Edhe pak momente na ndajnë nga nisja e pranverës kuqezi. Mirësevini të gjithë”, tha Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/886306595164847/

Ndërkohë, në disa qytete të vendit, Policia ka ngritur pika kontrolli për mjetet private dhe autobusët që do të nisen drejt Tiranës për të marrë pjesë në tubim.

Kontrolle janë ngritur në Shkodër, Korçë e Pogradec, si pjesë e masave për të siguruar mbarëvajtjen e manifestimit. Në Tiranë, për këtë qëllim, janë angazhuar 1000 efektivë, ndërsa përveç se në institucionet kryesore janë marrë masa shtesë edhe për godinat e ambasadave në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos