Nisin sot testet e shpejta, Manastirliu: Do të hapen disa pika për testimin me rezervim

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 10:58 | Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se nga sot do të nisin teste e shpejta të Covid-19, përveç testimit me metodën PCR. Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu thekson se janë siguruar 100 mijë teste, ndërkohë që do të rritet kapaciteti me dy metodat e testimit. Ajo deklaroi se së shpejti hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.

“Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në #kohë dhe të #sigurt ✅

100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit.

Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos