Nisja e bombardimeve në Serbi, Çipa: Rol vendimtar mediat ndërkombëtare, bota u bind nga imazhet e Kukësit

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 21:35 | Kosova
Nisja e bombardimeve në Serbi, Çipa: Rol vendimtar mediat

Analisti Aleksandër Çipa, i ftuar në “Debat” me Alba Alishanin, duke folur për fjalimin e 24 marsit 1999, ditën kur ish-Presidenti Klinton njoftoi nisjen e bombardimeve mbi Serbi, deklaroi se punën më bindëse në atë kohë e bëri media ndërkombëtare, që përcolli kalvarin e gjatë të refugjimit të popullsisë civile, me pamjet e përcjella për mbarë botën nga Kukësi.

“Punën më bindëse për opinionin publik ndërkombëtar e bënë mediat ndërkombëtare, sepse përcollën menjëherë kalvarin e gjatë të refugjimit të popullsisë civile. Imazhet e përcjella nga qyteti i Kukësit nga disa nga mediat më prestigjioze bënë të mundur që të bindej bota dhe në debatet që u bënë në Kongresin dhe Senatin Amerikan, jo vetëm që u vlerësua vendimi i Presidentit Klinton, por  u dakordësua që ky proces të përshpejtohej.” (A2 Televizion)

Analisti Aleksandër Çipa

A2 CNN Livestream

Latest Videos