
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka uruar të gjithë nxënësit që të hënën do të rikthehen në bankat e shkollës.
Nëpërmjet një video-mesazhi ministrja Kushi shprehet se në të gjitha shkollat janë marrë masat për mbarëvajtjen e vitit shkollor. Ajo gjithashtu ftoi nxënësit të respektojnë masat anti-Covid pasi shëndeti është elementi më i rëndësishëm në këto kohë pandemie.
"Kënaqësia më e madhe për mua është që ju nesër do të nisni vitin e ri shkollor dhe do t’i mbushni klasat tuaja me gjallëri dhe dashuri. Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë", nënvizon Kushi. (A2 Televizion)