
Urimeve për titullin kampion botë në boks për Florian Markun iu është bashkuar dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Përgëzim Florian Marku, kampionit shqiptar të IBF. Ambasada e SHBA në Tiranë i dërgon urimet më të mira kampionit të parë të botës nga Shqipëria! Urime kampion!”, shkruhet në mesazhin e ambasadës.
Florian Marku mundi me pikë ukrainasin Maxim Prodan pas një ndeshje që zgjati 10 raunde në “Tottenham Stadium”. (A2 Televizion)