Nisma e Ministrisë së Kulturës, bileta falas për zonat arkeologjike në Durrës

Nga A2 CNN
24 Qershor 2020, 14:55 | Aktualitet
Nisma e Ministrisë së Kulturës, bileta falas për zonat

Pas goditjeve të njëpasnjëshme nga tërmeti dhe së fundmi nga pandemia e Covid-19, Ministria e Kulturës ka nisur zbatimin e një projekti për ringjalljen e siteve arkeologjike dhe njëkohësisht përkrahjen e njësive akomoduese për të shtuar shërbimet në paketat e tyre turistike për pushuesit këtë sezon veror.

Për këtë arsye, ministrja e Kulturës Elva Margariti, ka nënshkruar një marrëveshje me kryetaren e bashkisë së Durrësit, duke ofruar bileta falas për sitet arkeologjike të këtij qyteti për pushuesit që do të akomodohen në hotelet përgjatë vijës bregdetare të bashkisë së Durrësit.

 “Ne si Ministri i bashkohemi më tepër bizneseve duke iu ofruar një paketë biletash fals, sepse mendojmë që ky do të jetë viti që do te sjellë, turistë lokalë në sitet tona”, deklaroi ministrja Margariti.

Pushuesit vendas dhe ato nga Kosova dhe Maqedonia e veriut shikohen si shpresa e vetme për hotelet për të rikuperuar sado pak nga humbjet që i janë shkaktuar për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos