
Prokurorët e SPAK do të kalojnë në filtër dosjet e gjyqtarëve të Kushtetueses dhe atyre të Gjykatës së Lartë të shkarkuar nga procesi i vetingut.
Burime pranë SPAK bënë me dije tërheqjen e dosjeve të tyre pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ky veprim është kryer për llogari të hetimit në nisur pas një kallëzimi të depozituar më shumë se një muaj më parë nga avokati Fran Dashi. Ai kallëzoi në SPAK 20 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar në lidhje me deklarimet e dhëna prej tyre para komisionerëve të vetingut.
Për 10 ish-gjyqtarë kushtetues dhe të lartë SPAK regjistroi një procedim penal për akuzën e “deklarim të rremë të pasurisë”. (A2 Televizion)