Gjoni: Vota për emigrantët? Po, por nuk jemi gati. Do t’i shtonim një hallkë problemeve

Nga A2 CNN
24 Qershor 2020, 10:51 | Aktualitet
Gjoni: Vota për emigrantët? Po, por nuk jemi gati. Do t’i

Një nga temat e politikës shqiptare këto ditë të fundit është çështja e votës për diasporën, diçka që duket sikur përsëritet në mënyrë ciklike në panoramën politike shqiptare, por pa gjetur përgjigje.

Sipas analistes Edlira Gjoni, gjasat janë që edhe kësaj radhe të mos kemi zgjidhje në këtë pikë, për shumë arsye. “Emigrantët nuk do të votojnë as në zgjedhjet parlamentare në 2021”, për këtë është bindur analistja.

Sipas saj, diskutimi mbi votën e emigrantëve nuk është vendimmarrje e PS-së, edhe pse duhet të ishte në interesin e tyre. Studimet tregojnë se pjesa më e madhe e emigrantëve votojnë zakonisht për partinë në pushtet. Nga mazhoranca po i mëshon më shumë zoti Majko, dhe është e natyrshme. Por kryeministri do të thotë që votimi nuk do të bëhet, ose nuk do të thotë gjë dhe do ta anashkalojë fare”.   

Gjoni e ndan në dy pjesë çështjen. “A meritojnë emigrantët të votojnë? Po. A jemi ne gati për administrimin e këtij  procesi? Absolutisht jo.   

Është folur për një model kroat që do të ndiqet, por edhe këtu Gjoni shton se “nuk jemi Kroacia dhe nuk kemi sistemi e saj të administrimit të zgjedhjeve . Cilado të jetë formula, do të ketë ankesa. Në vend të zgjidhjes, në këtë moment do t’i shtonim një tjetër hallkë problemeve tona, dhe mundësisë për të abuzuar.

https://a2news.com/2020/06/23/vota-e-diaspores-majko-per-a2-zgjodhem-modelin-kroat-duhet-konsensus/

Kroacia lidhet për Gjonin edhe në diskutimin për procesin e anëtarësimit, që duket sikur po gjen ngërçe të mëtejshme me kërkesën e 14 pikave.

“Nuk mund të marrim shembull një vend vetëm për gjerat që na pëlqejnë. Para se të hynte në BE, ai vend beri një reformë të thellë, dhe personalitete politike të larta u arrestuan. Deri sa të famshmit peshq të mëdhenj nuk do të bien, atëherë Europa do të ketë të gjithë të drejtën të kërkojë ndryshimin   e muzikës në këtë valle. Kjo nuk do të thotë që Europa nuk po luan një lojë politike, dhe që anëtarësimi t ndodhë politikisht edhe pa rënë asnjë peshk, por ka pak gjasa. Besoj se do të ketë zvarritje të procesit, nuk na bën nder as pandemia e fundit, që krijon justifikim për ngadalësimin  e procesit”, thotë Gjoni për A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos