All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Një apartament "molla e sherrit", zbulohen të tjera detaje nga vrasja me grusht e 55-vjeçarit në Vlorë

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 14:23 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Vlorës këtë të hënë, ku mbeti i vdekur një 55-vjeçar.

Viktima, Armando Meshau ka qenë në një kancelari për të printuar dokumente dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me një person tjetër, që ka qenë në të njëjtat ambiente.

All - Paragraf - 3

Sipas burimeve, debati ka degjeneruar deri në përdorimin e grushteve, ku shkaku mësohet se ka qenë një banesë.

Meshau ka debatuar me personin në fjalë, duke e ofenduar dhe duke i thënë që nuk ka për ta marrë apartamentin, duke përdorur fjalë banale.

Më pas sherri ka degraduar deri në dhunë fizike, ku autori e ka qëlluar dy herë me grusht në fytyrë 55-vjeçarin, i cili ra pa ndjenja në tokë, duke humbur jetën në vend. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/07/konflikt-fizik-mes-dy-personave-prane-gjykates-se-vlores-1-i-vdekur/
https://a2news.com/2023/08/07/sherri-me-1-te-vdekur-ne-vlores-reagon-policia-55-vjecari-u-qellua-me-grushte-per-vdekje/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos