Shembet çatia e banesës në Qerret, zë poshtë disa persona, vdes pronari, plagoset punëtori

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 14:04 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Qerret të Durrësit, ku raportohet se është shembur papritur çatia e një banese, duke zënë poshtë dy persona. Policia dhe autoambulanca kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pas ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit, dy personat që ishin zënë poshtë, u nxorrën, por fatkeqësisht njëri prej tyre kishte ndërruar jetë. Mësohet se viktima ishte pronari i banesës, 55-vjeçari Sh. Sh., ndërkohë i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Sh. Sh., i cili ishte punësuar për kryerjen e punimeve.

Ky i fundit raportohet se është dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Qerret, Durrës/Informacion paraprak: Rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, është shembur tarraca e banesës së shtetasit Sh. Sh., rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë shtetasin Sh. Sh. dhe shtetasin A. R., 27 vjeç (i punësuar nga shtetasi Sh. Sh.), të cilët po kryenin punime ndërtimi. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve. Shtetasi Sh. Sh. (pronari i banesës), për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi A. R. është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.” (A2 Televizion)

Reagimi i Policisë së Durrësit për ngjarjen

A2 CNN Livestream

Latest Videos