
Këtë javë nuk do të ketë mësim në Fakultetin e Histori-Filologjisë, ndërsa një ditë të çdo jave auditorët do të braktisen prej studentëve dhe pedagogëve.
Këta të fundit thirrën asamblenë, ku u mor edhe vendimi. Para mbledhjes, synimi mbetej ligji i arsimit të lartë.
Në kohën kur pedagogët diskutonin në sallë, në korridor studentët vijonin përplasjet, të ndarë në 2 grupe, pro dhe kundër mësimit.
Në mbarim të mbledhjes, që zgjati për afro 2 orë, dekani dha një deklaratë për shtyp, ku sqaroi vendimin.
Sipas Laçit, askush nga studentët nuk i kishte kërkuar të bënte mësim, ndërsa e cilësoi domosdoshmëri rishikimin e ligjit për arsimin e lartë.
Revolta e studentëve shoqërohej nga tingujt e muzikës, ndërsa mbishkrimet dalloheshin nëpër muret e fakultetit. (A2 Televizion)