Një dorë i jep kreun Tiranës, Partizani ngec në rrugën Egnatia

Nga A2 CNN
10 Prill 2023, 20:05 | Futboll
Një dorë i jep kreun Tiranës, Partizani ngec në rrugën

Tirana ka triumfuar në ndeshjen e radhës ndaj Kukësit me rezultatin 2-1 dhe merr vendin e parë në klasifikim duke përfituar dhe nga hapi fals më herët i Partizanit përballë Egnatias.

Në një ndeshje të balancuar që u zhvillua në “Elbasan Arena”, kryeqytetasit arritën të dalin me tre pikë vetëm falë VAR.

Tirana kaloi e para në avantazh në minutën e 42 me Hilën. Me fillimin e pjesës së dytë kuksianët u hodhën në sulm dhe gjetën golin e barazimit me Rashitin në të 52-ën.

Ndeshja më pas u bë e balancuar në të dyja krahët, por një top i prekur me dorë u konsiderua nga VAR si penallti, e cila u shndërrua në gol nga Hasani, pikërisht në minutën e 90 të lojës.

Ndërkohë që Partizani më herët barazoi me Egnatian me rezultatin 1-1. Të kuqtë kryesuan gjithë takimin, por një përgjumje në minutën e 91 bëri që vendasit të çojnë në rrjet një top me anë të Zejnulahit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos