“Një hap i mirë për normalizimin e marrëdhënieve”, Kurti reagon pas takimit me Vuçiç

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 21:09 | Kosova
“Një hap i mirë për normalizimin e

Kryeministri Kurti e cilësoi konstruktiv takimin e sotëm në Bruksel me presidentin e Serbisë, Vuçiç në deklaratën e tij të shkurtër për shtyp për gazetarët.

Kreu i qeverisë përsëriti edhe njëherë se plani franko-gjerman është një bazë solide për të çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Edhe më herët pata thënë se plani evropian është bazë solide për të ecur përpara. Do të përdoret tash ajo që quhet diplomacia fluturuese Jemi në rrugë të mbarë, dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe për fqinjësi të mirë”, deklaroi Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos