Një himn për jetën

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 21:45 | Kulturë
Një himn për jetën

“Fjala” është ekspozita më e re në kryeqytet. Ajo është çelur në Muzeun Historikë Kombëtare, e ndonëse me këtë titull, artisti Alfred Nini na fton të zbulojmë të bukurën e jetës ndonëse jetojmë në kohët të vështirë.

Pandemia që kaploi botën na ftoi të zbulojmë më shumë natyrën dhe besimin brenda vetes, ashtu sikurse edhe këto tablo të vendosura në Muzeun Historik Kombëtar bëjnë thirrje për pozitivitet dhe rikthim te vetja.

Në një cep tjetër të kryeqytetin, në Ministrinë e Kulturës, jehon një tjetër himn për jetën. Janë tablo të cilat rrëfejnë intensitetin e një gjendjeje të një artisti që ka humbur shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit, por jo optimizmin për të jetuar me ngjyra.

Ekspozita e Oltsen Gripshit, “Stinët e qenies si një himn për jetën”, do të jetë e hapur përgjatë gjithë shkurtit në hollin e Ministrisë së Kulturës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos