Një kamp në pistën e bazës ajrore, “qyteti” ku do të priten afganët në Gjermani

Nga A2 CNN
7 Shtator 2021, 10:44 | Bota

Baza ajrore amerikane e “Ramstein” është kthyer në një nga kampet më të mëdha në Europë për pritjen e emigrantëve afganë të larguar nga Kabuli.

Brenda pak ditësh, një nga zonat më strategjike të SHBA-së në Europë është shndërruar në një qytezë që ka pritur më shumë se 26 mijë afganë.

Sipas marrëveshjes së arritur mes SHBA-së dhe Gjermanisë, afganët do të qëndrojnë në bazë 10 ditë dhe më pas do të dërgohen në destinacionet e radhës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos