Këshilli i Legjislacionit shqyrtoi sot propozimin e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese.
Zgjati rreth dy orë mbledhja e Këshillit të Legjislacionit dhe përfundoi me votën pro në parim të deputetëve të mazhorancës dhe me kundërshtimin e zotit Adriatik Alimadhi (16 vota pro dhe 1 kundër).
Relatorët e mazhorancës e quajtën nismën në favor të qytetarëve, pasi, sipas tyre, votuesit mund të zgjedhin kandidatin që dëshirojnë dhe partitë e vogla nuk do të kenë më mundësi të vegjetojnë në listat e partive të mëdha për aq kohë sa hiqet koalicioni.
Nga e hëna do të nisin diskutimet nen për nen dhe deputetët e mazhorancës do të paraqesin edhe propozimet e tyre, ndërsa më 14 korrik do të dilet me një relacion që do t’i dërgohet seancës plenare nëse do të votohen ose jo ndryshimet kushtetuese. Votimi final është në datën 30 korrik, kur do të votohet pro ose kundër nismës së opozitës parlamentare. (A2 Televizion)