
Mbi një milion maska N95, në betejën e Amerikës kundër koronavirus, të mbërritura nga Kina. Ndihma bëhet edhe më e veçantë, pasi maskat arritën në destinacionin e tyre në Massachusetts, në bordin e avionit privat të skuadrës legjendare të futbollit amerikan, New England Patriots.
Maskat u dhuruan nga pronari i skuadrës, Robert Kraft. Ato do t'i dorëzohen spitaleve të shtetit në verilindje të SHBA-së. Sipas asaj që pohoi Kraft, “u nevojitën disa javë për të marrë leje që të realizohej transporti i maskave mbrojtëse për mjekët”.
Kina e miratoi me vështirësi fluturimin, ndërsa avioni qëndroi në pistë vetëm për tre orë dhe ekuipazhit nuk iu lejua të zbriste.
Kraft pagoi dy milionë dollarë për një milionë e shtatëqindmijë maska. Megjithatë, pesëqindmijë maska do të mbërrijnë më pas në Shtetet e Bashkuara, pasi mjeti fluturues nuk kishte hapësirë për t'i transportuar të gjitha. (A2 Televizion)