NATO kërkon miq në Paqësor, Stoltenberg “alarmohet” nga armët bërthamore të Kinës

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 15:23 | Bota
NATO kërkon miq në Paqësor, Stoltenberg “alarmohet”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi se Kina po shton ndjeshëm kapacitetet e saj ushtarake dhe po tenton të ushtrojë fuqinë e saj në rajon.

Gjatë një vizite në Japoni, kreu i aleancës së fuqishme të Atlantikut të Veriut kërkoi miq në paqësor, dhe akuzoi qeverinë e Pekinit për mungesë transparence sa i përket arsenalit të armëve bërthamore.

“Pekini po fuqizon në mënyrë thelbësore forcat e tij ushtarake duke përfshirë armët bërthamore pa asnjë transparencë. Ai po përpiqet të vendosë kontrollin mbi Detin e Kinës Jugore dhe kërcënon Tajvanin. Po përpiqet të marrë kontrollin e infrastrukturës kritike, përfshirë në vendet e NATO-s. Moska dhe Pekini po thellojnë partneritetin e tyre strategjik. Të dyja vendet stërviten dhe operojnë më shumë së bashku ushtarakisht, duke kryer patrulla të përbashkëta detare dhe ajrore gjithashtu në afërsi të Japonisë. Bashkëpunimi i tyre ekonomik po rritet dhe Kina nuk e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës. Ne nuk e konsiderojmë Kinën si një kundërshtar dhe nuk kërkojmë konfrontim me Kinën ose në fakt nuk kërkojmë konfrontim me askënd. NATO është një aleancë mbrojtëse.” (A2 Televizion)

JENS STOLTENBERG, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I NATO

A2 CNN Livestream

Latest Videos