Tërmeti me magnitudë 6 godet Filipinet, evakuohen njerëzit

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 12:57 | Bota
Tërmeti me magnitudë 6 godet Filipinet, evakuohen njerëzit

Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur sot Filipinet jugore. Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti ishte me epiqendër në një thellësi prej 2 kilometrash dhe 4 km në jugperëndim të Monkayo, në komunën Mindanao.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në Davao City, vendlindjen e ish-presidentit Rodrigo Duterte dhe në provincën e afërt të Davao de Oro, tha agjencia e fatkeqësive civile të rajonit në Facebook.

Fotot dhe videot në mediat sociale treguan njerëzit duke evakuuar qendrat tregtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos