Një tragjedi është ajo që ka ndodhur së fundmi në Britaninë e Madhe, ku një vajzë 4-vjeçare është sulmuar brutalisht për vdekje nga disa qen, teksa ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së saj.
Little Alice Stones, katër vjeç, u sulmua në Milton Keynes pak pas orës 17:00 të ditës së djeshme, ndërsa mësohet se ajo ndërroi jetë vetëm pak çaste pasi u largua nga zagari vrasës.
Mediat britanike kanë publikuar një video e xhiruar vetëm pak orë para sulmit fatal për të, ku shihet duke buzëqeshur dhe luajtur me flluska sapuni, pamje që u xhiruan nga gjyshja e saj.
Ishte ndërhyrja e policisë që bëri të mundur largimin e vajzës së vogël nga goja e qenit të egërsuar, por kjo u arrit vetëm pasi ndaj tij u qëllua me armë nga forcat e rendit, si e vetmja mënyrë emergjente për ta ndaluar sulmin e tij vrastar ndaj të voglës, por fatkeqësisht do të ishte tepër vonë.
Kjo ngjarje, ashtu sikurse edhe ajo e disa javëve më parë, ku një sulm qensh shkaktoi dy viktima në një park në Londër, ka sjellë reagime të shumta të opinionit publik në lidhje me mbajtjen dhe trajtimin e kafshëve shtëpiake, sidomos të qenve, pasi për shumë prej tyre përbëjnë rrezik për jetën. (A2 Televizion)



