








Ndryshe nga kundërshtarët e tij në garë për bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi hapi dyert për median në aktivitetin elektoral ku prezantoi projektin për ndërtimin e një nënkalimi në sheshin Skënderbej, i cili hyrjen do ta ketë aty ku ndodhet godina e bashkisë Tiranë dhe daljen tek nisja e bulevardit “Zogu i Parë”.
“Ky projekt do t’i japë zgjedhje trafikut, 60 % e trafikut do te shfryhet, fatura financiare për familjet që përdorin makinat, pikërisht për hir të trafikut, është më e madhe se 100 mijë lekë të vjetra Së dyti, ka të bëjë me shëndetin e banorëve. Ndotja në qendër të Tiranës si pasojë e trafikut është rreth 5 herë më e lartë”.
Përveç Forumit Rinor Demokrat dhe strukturave të PD, për këtë aktivitet tregonin interes edhe kalimtarët në shesh, siç tregojnë këto pamje të regjistruara nga kamera eA2CNN.
Për ata që janë skeptikë për realizimine projektit, Këlliçi tregoi sa do t’i kushtojë taksapaguesve të kryeqytetit.
“Nëse do të dëgjoni Erion Veliajn se ky projekt nuk bëhet se do kaq milionë e aq milionë, ju them që kushton vetëm 4.5 milionë lekë”.
Në rast se fiton bashkinë Tiranë, Këlliçi tregoi se në 1 janari të vitit 2024 ky projekt do të ketë përfunduar. “Nëse nuk ndodh, unë jap dorëheqjen”. (A2 Televizion)