Rriten pagat e zjarrfikësve, Gardës e Policisë, Çuçi: Do të kapim nivele evropiane!

Nga A2 CNN
20 Prill 2023, 10:22 | Politikë
Rriten pagat e zjarrfikësve, Gardës e Policisë,

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, duke folur pas mbledhjes së qeverisë, ku u miratuan disa vendime të rëndësishme, foli edhe për rritjen e pagave për zjarrfikësit, punonjësit e Gardës së Republikës dhe ata të Policisë së Shtetit.

Sipas Çuçit, paga me këtë rritje shkon rreth 14% në nivelet e sektorit të zjarrfikësve, te garda kemi rritje sipas gradave, e ulëta ka rritje 22% e te më të lartat 7 deri në 10%.

“Sot qeveria mori vendim për rritjen e pagave edhe të gjithë sistemit të punonjësve zjarrfikës, të gardës dhe të policisë. Kjo ishte rritja pas 8 muajsh. Paga shkon rreth 14% në nivelet e sektorit të zjarrfikësve, te garda kemi rritje sipas gradave, e ulëta ka rritje 22% e te më të lartat 7 deri në 10%. Te sistemi i Policisë kemi rritje që shkon deri në 25% tek inspektori i parë apo i dytë. Do të kemi rritje tjetër të këtyre sektorëve. Në vitin 2024 është parashikuar se rritja që do të bëhet në tri faza, rritja do të bëhet deri në 40%. Janë të rëndësishëm këto sektorë sa i takon mbarëvajtjes. Modernizimi në Policinë e shtetit po ecën me ritme të shpejta, do të kapim nivele evropiane me një kohë shumë të shkurtër”, u shpreh në fjalën e tij pas vendimeve të qeverisë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos