All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

PL çoi emrin e Sali Berishës, KAS vendos emrin e Ilir Metës përbri koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 18:56 | Politikë
PL çoi emrin e Sali Berishës, KAS vendos emrin e Ilir Metës
All - Paragraf - 1

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur emrin e Ilir Metës përbri koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë.”

Më herët gjatë ditës së sotme, Partia e Lirisë, me anë të një shkresë dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëri të ditur se drejtuesi i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” ishte Sali Berisha.

All - Paragraf - 3

Kujtojmë se me publikimin e modelit për fletën e votimit për kandidatët për Këshillat Bashkiakë, përbri numrit një në listë që është koalicioni “Bashkë Fitojmë” mungonte emri i drejtuesit të koalicionit.

Ky detaj u përdor nga socialistët të cilët nuk ngurruan që gjatë takimeve elektorale të përmendin që “asnjë demokrat nuk do ta donte emrin e Ilir Metës si drejtues në fletën e votimit.”

Në marrëveshjen për krijimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” specifikohet se drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike, e përfaqësuar nga organet drejtuese të saj.

Shkresa e drejtuar KQZ-së mbante vulën dhe firmën e Endrit Braimllarit, sekretarit organizativ të Partisë së Lirisë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos