Ura “Golden Gate”, një prej më të famshmeve në botë dhe një ikonë e qytetit San Francisko, ka nisur të “këndojë” dhe personat që jetojnë aty pranë nuk janë të sigurt nëse janë të mrekulluar apo të dëshpëruar.
Banorët thonë se tingujt e urës 83-vjeçare dëgjohen deri 4-5 kilometra larg. “Notat muzikore” që vijnë nga ura, në fakt janë rezultat i një projekti që ka synim ta bëjë urën më aerodinamike në kushtet e erërave të forta, diçka e domosdoshme për të ruajtur sigurinë e strukturës edhe për brezat e ardhshëm, tha për CNN një zëdhënës i distriktit. Pjesë e projektit është edhe zëvendësimi i parmakëve me disa parete vertikale, në mënyrë që përtej saj të kalojnë sa më shumë rryma ajri.
Ray Ryan, i cili jeton në San Francisko prej vitit 1990, tha për CNN se ai e vuri re për herë të parë këtë zhurmë “të frikshme, por edhe të bukur”, ditën e premte. Sipas tij, tingujt ngjasojnë me ato të një treni apo një organoje. (A2 Televizion)