
Pak pas mesnate, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi, në Yrshek.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35, ku në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.
Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. (A2 Televizion)