Protesta e maturantëve, zv/ministrja Guga: Përgatituni për provimin e radhës

Nga A2 CNN
13 Qershor 2020, 20:09 | Aktualitet
Protesta e maturantëve, zv/ministrja Guga: Përgatituni për

Zv/ministrja e Arsimit, Nina Guga ka dalë në një deklaratë për shtyp pas situatës së krijuar nga protesta e maturantëve, të cilët prej dy ditësh tashmë manifestojnë përpara godinës së kësaj ministrie.

Sipas zv/ministres shqetësimet e maturantëve i kanë kaluar Qendrës së Shërbimeve Arsimore, e cila do të analizojë pretendimet e tyre dhe do të dalë më pas me një deklaratë për shtyp. Ajo shtoi se nëse rezulton se testi ka qenë më i vështirë seç duhet, atëherë cut-off-i do të ulet për të gjithë nxënësit.

“Kemi ndjekur me vëmendja shqetësimet tuaja lidhur me provimin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Ju siguroj që problematikat që ju keni sjellë në lidhje me testin janë adresua në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila do të analizojë në nivel ekspertësh dhe do të bëjë njoftim publik për gjetjet. Të dashur maturantë, cut-off-i nuk negociohet me nxënësit, por ka metoda që e përcaktojnë atë. Nëse testi rezulton të ketë qenë kaq i vështirë sa shumë nxënës nuk kanë mundur ta realizojnë, ky cut-off do të lëvizë për të gjithë. Por siç iu ka shpjeguar QSHA kjo bëhet në fund kur analizohen rezultatet”, tha zv.ministrja.

Më tej, Nina Guga ftoi maturantët që të përgatiten për provimin e radhës dhe të çlirohen nga shqetësimet e ditëve të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos