Maturantët vijojnë edhe sot protestat për rishikimin e testit të letërsisë edhe pse Ministria e Arsimit është e vendosur që provimi të mos përsëritet.
Gjatë ditës së shtunë, përveçse në Tiranë dhe në Fier, maturantët kanë protestuar edhe në Durrës.
Me dhjetëra maturantë u mblodhën pranë Zyrës Arsimore Vendore. Një ditë më parë në A2, drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore ose me saktë, personi përgjegjës që harton testet, Rezana Vrapi, u shpreh se edhe në vitet e kaluara ka pasur pretendime të tilla. Vrapi thekson se nuk ka pasur asnjë pyetje jashtë programit.
Maturantët në Tiranë dorëzuan edhe një listë me kërkesat e tyre në Ministrinë e Arsimit. (A2 Televizion)
