Distria Krasniqi, merr një tjetër fitore prestigjioze në disiplinën që ajo po dominon në botë, xhudon.
Medalja e artë e Lojërave Olimpike në Tokio në kategorinë 48 kg, po merr rezultate të shkëlqyera edhe në kategorinë superiore, atë të 52 kileve, duke triumfuar për të katërtën herë masterin e kësaj disipline të arteve marciale në Jerusalem.





Kosovarja nga Peja, që pas fitores së medaljes olimpike mori zyrtarisht gradën kolonel në ushtrinë shqiptare, mposhti britaniken Chelsea Giles, duke fituar edhe 1800 pikë të vlefshme për kualifikimin në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024, ku mendohet se do të jetë ende protagoniste. (A2 Televizion)