Sulejman Poda, mjeshtri i notit

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2022, 16:53 | Sporte të tjera
Sulejman Poda, mjeshtri i notit

T’i dedikosh gjithë jetën një sporti, pak persona e bëjnë ama ka raste të veçantë kur pasioni triumfon mbi gjithçka! Sulejman Poda është një nga veteranët e notit shqiptar dhe pasi fitoi gjithçka në moshën 80-vjeçare vendosi të tërhiqet.

Për më shumë se 50 vite, profesor Sula siç të gjithë e thërrisni përveçse ka thyer shumë rekorde kombëtare, ai rriti brezin e ri me medalje dhe trofe. Pavarësisht largimit të tij nga sporti i ujit, Sulejman Poda ka shkuar emrin e tij me shkronja ta arta në historinë e notit shqiptar.

Për më shumë se 50 vite me radhë, Poda nuk mungoi në asnjë aktivitet noti dhe synimi i tij ishte një dhe i vetëm; të rriste nivelin e këtij sporti në Shqipëri. Sulejman Poda nuk ishte vetëm një notar i zoti por edhe një sportist i shkëlqyer i Waterpool-it duke mos u larguar kurrë nga uji.

Në vitin 1968, Poda u bë trajner noti dhe regjistroi 140 rekorde, që nga fëmijët e deri tek të rrituri. Poda ishte trajneri më jetëgjatë në historinë e notit shqiptar duke fituar dhjetëra Kupa dhe Medalje. Ai ka drejtuar ekipet dhe në kampionet botërore, Europiane dhe lojërat olimpike. Në shenjë mirënjohje për trajnerin, Federata e Notit së bashku me disa prej ish-notarëve të tij, organizuan  Kupën Sulejman Poda në një nga pishinat në kryeqytet. Edhe sot  e kësaj dite, zemra e tij nuk ndahet nga aktiviteti fizik, pasi edhe në moshën 80-vjeçare merr pjesë rregullisht në maratona apo gara për veteranë.

Mjeshtri i madh i ujit u largua nga noti aktiv apo garat kombëtare por atë gjithmonë do ta gjejmë pranë detit, duke ushtruar pasionin e tij më të madh.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos