Boris Becker lirohet nga burgu britanik, “zhduket” në Gjermani

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 18:10 | Sporte të tjera

Tenisti më i njohur Gjerman i të gjitha kohërave, dhe një nga më të suksesshëm në historinë e atij sporti, Boris Becker, ka dalë nga qelia 8 muaj pasi u dënua në Mbretërinë e Bashkuar për katër akuza, që përfshinin falimentimin e tij.

 Ish-kampioni fitues i gjashtë turneve të Slam, 3 Wimbledon, 2 Australian Open dhe 1 US Open,  kishte mashtruar shtetin botanik dhe kreditorët e tij, më shumë se 2 milionë paund.

Becker mahniti botën me fitoren e tij të Wimbledon, vetëm 17-vjeç, në 1985

Tenisti që jetonte në Britani nga viti 2012, tashmë sipas avokatit të tij ndodhet në Gjermani, në një lokalitet anonim për të shmangur çdo vëmendje mediatike, ndërkohë që Gjykata britanike fillimisht e kishte dënuar me 2 vite e gjysmë.

Gjermani 51 vjeçar kishte deklaruar falimentimin në 2017, edhe pse në karrierë ka fituar më shumë se 20 milionë euro. Gjykata administrative angleze ka kërkuar ndër vite që ai të shlyejë borxhet me kreditorët por ai ka refuzuar gjithmonë, duke shpikur madje arsye nga më të ndryshmet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2018/12/05/nga-wimbledon-tek-shitja-e-trofeve-parabola-dramatike-e-boris-becker/

A2 CNN Livestream

Latest Videos