Tjetër rekord historik për Rafa Nadal

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 10:58 | Sporte të tjera
Tjetër rekord historik për Rafa Nadal

Rafa Nadal është sërish në vendin e dytë të renditjes ATP të tenisit botëror, duke arritur një rekord që askush më parë nuk e kishte kapur më parë.

Spanjolli numëron në total 900 javë që ka qenë në dhjetëshen e parë të renditjes, dhe kjo pavarësisht dëmtimeve të shumta që ka pësuar në karrierën e tij.

Thënë ndryshe, tenisti spanjoll ka qëndruar në Top-10 që nga 25 prilli i vitit 2005, që do të thotë 18 vite e gjysmë mes 10 më të mirëve të botës.

Nga këto 900 javë, Nadal ka qenë numri 1 plot 209 javë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/06/sindroma-qe-po-afron-terheqjen-e-rafael-nadal/

A2 CNN Livestream

Latest Videos