Triumfon me Tiranën, Teuta siguron për të katërtin vit radhazi superkupën

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 14:01 | Sporte të tjera
Triumfon me Tiranën, Teuta siguron për të katërtin vit

Teuta e basketbollit për meshkuj është fituese e Superkupës së Shqipërisë për herë të katërt radhazi. Bregdetarët mposhtën me rezultatin 84-80 Tiranën në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. 10 minutat e para u mbyllën me shifrat 18-16 për djemtë e detit, megjithatë Tirana reagoi shpejt.

Kryeqytetasi ishin më të saktë në periodën e dytë dhe dy ekipet shkuan në pushimin me rezultatin e barabartë 36-36. Në pjesën e tretë, bardheblutë nuk e ndalën ritmin dhe morën avantazhin me 8 pikë diferencë, por kaq nuk mjaftoi pasi në fund Teuta bëri dhe përmbysjen e madhe, dhe mbylli ndeshjen me 4 pikë avantazh vetëm në limite të ndeshjes.

Në fund, radha ishte e kapitenit Kristi Gora që ngriti lart trofeun duke e mbyllur në mënyrën më të mirë vitin 2022. Një sukses që konfirmon dhe një herë Teutën si skuadrën pretendente për të fituar gjithçka këtë sezon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos