Zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj braktiset nga një pjesë e kandidatëve

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 14:22 | Politikë
Zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj braktiset nga një pjesë e

Deri më tani, as vetë Enkelejd Alibeaj nuk e di se sa emra kandidatësh ka regjistruar në KQZ, ose së paku nuk e thotë publikisht. Gazetarja e A2 CNN, Arestina Skënderi, tregon në “Ditari” se në sa bashki garon Partia Demokratike zyrtare.

Ditën e djeshme, pas tërheqjes nga gara të katër kandidatëve të grupimit Alibeaj për zgjedhjet vendore, një tjetër bashki e vendit nuk do të ketë një emër nga PD-ja zyrtare. Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë njofton se ka vendosur të mos ketë kandidat për Bashkinë Vorë, ku më herët ishte prezantuar Dr. Ibrahim Bruka, ndërkohë që afatet për regjistrimin në KQZ kishin përfunduar në mesnatë.

Më herët, kanë njoftuar tërheqjen nga gara Sandër Markun në Lezhë, Genc Doçin në Kurbin, Gjergji Gjatën në Korçë dhe Bujar Vreton në Librazhd. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos