
Presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernández doli në një deklaratë për mediat ku bëri me dije se ai, bashkëshortja dhe dy nga ndihmësit kanë rezultuar të prekur me koronavirus.
Hernandez tregoi se nuk ishte ndierë mirë gjatë fundjavës dhe se pas analizave kishte dalë pozitiv me Covid-19. Megjithatë, presidenti konfirmoi se do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës dhe se këtë gjë do ta bëjë nga kushtet e karantinës.
“Ndiej se kam forcën dhe energjinë e duhur për të ecur përpara dhe për ta mundur këtë sëmundje. Besoj te Zoti, doktorët dhe mjekësia”, u shpreh Hernandez.
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, në Honduras janë 9600 persona të prekur me koronavirus, 330 prej të cilëve kanë humbur jetën. (A2 Televizion)